
E ardhmja e Rodrigo de Paul tek Atletico Madridi është vënë seriozisht në dyshim në kohët e fundit.
Për argjentinasin flitet se mund të nisë një tjetër eksperiencë larg Europës, pikërisht në Major League Soccer.
Drejtuesit e Inter Miamit kanë nisur bisedimet me mesfushorin, një lojtar shumë i rëndësishëm edhe tek Argjentina e Lionel Scalonit.
Ishi i Udinezes dhe ai i Barcelonës e kanë treguar edhe tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’ se mund të funksionojnë shumë mirë duke luajtur bashkë dhe tek Inter Miami kanë filluar të entuziazmohen pasi janë të ndërgjegjshëm për cilësitë e tij.

Në shumë raste lojtari nga Sarandi i Buenos Airesit e ka shprehur admirimin për bashkombasin e tij, një ndër më të mirët e të gjitha kohërave pa asnjë diskutim.
Megjithatë, kalimi apo jo në Amerikë do të varet nga disa faktorë, ndër të cilët ai ekonomik, pavarësisht se ky kampionat ka patur rritje gjatë viteve të fundit në çdo aspekt.
‘’ El Motorcito ‘’ po zhvillon sezonin e katërt në rradhët e ‘’ Los Colchoneros ‘’, i shoqëruar deri më tani me 3 gola dhe 7 asiste në 33 sfida.



