
Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 34-t në Superiore.
Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe tre pikët, për objektivat që kanë.
Ndeshja do të transmetohet në ekranin e MCN TV, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Qirko, Murataj, Sota, Sembene, Atanaskoski, Maguette, Rrapaj, Mehmeti, Keko, Bintsouka, Mba.
Skënderbeu: Alia, Vangjeli, Prençi, Dumfour, Gërxho, Janaqi, Rabiu, Yuri, Liço, Rashica, Ivan.



