Lukaku qëndron tek Interi

Lukaku qëndron tek Interi

Orët e fundit kanë rezultuar shumë intensive për Interin  . Zikaltërit me shumë sforco kanë  siguruar  qëndrimin e Romelu Lukakut në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ .  Zërat e shumtë që e lidhnin me Manchester City-n dhe Chelsean tashmë kanë mbetur në tentativë sepse belgu  ka vendosur të vijojë rrugën e susksesit me zikaltërit që janë në pozicione shumë të favorshme në lidhje me të ardhmen .  Traineri Simone Inzaghi tashmë mund të rrijë i qetë sepse do të shijojë në maksimum prezencat e bishës së sulmit , i cili mbetet një lojtar i domosdoshëm për 19 herë kampionët e Scudettos .  

Ky hap perceptohet si shumë llogjik nga ana e Interit sepse një skuadër kampionësh në asnjë mënyrë nuk mund të lejojë largimin e komponentëve më të rëndësishëm pavarësisht se ofertat në drejtim të tyre mund të jenë shumë interesante  . Në lidhje me këtë hap të hedhur Romelu Lukaku është shprehur shumë i kënaqur dhe ka deklaruar kështu   :

“  Ndihem shumë i lumtur tek Interi dhe shpresoj që të bëjmë gjëra pozitive në sezonin vijues .  Biseda me trainerin Simone Inzaghi ishte shumë produktive dhe objektivi kryesor është  përsëritja e suksesit në Serinë A “ , ishin këto fjalët e gjigandit të sulmit zikaltër që i ka shkaktuar shumë kënaqësi  kësaj skuadre me qëndrimin në Milano. 

Gjithsesi Interi nuk e shmang  shitjen e ishi-t të Chelseat në të ardhmen për  të stabilizuar gjëndjen ekonomike , sepse në rast se situata e deritanishme agravohet mund ti rrezikojë seriozisht të ardhmen  italianëve . 

Për një sulmues që ka  shënuar 30 gola në 44 ndeshje  pa diskutimin më të vogël që çdo skuadër do ti lëvizte të gjithë gurët për ta mbajtur në gjirin e saj sepse  Romelu Lukaku është një garanci absolute për produktivitetin e repartit të avancuar  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy