
Besohet se Antoine Griezmann është drejt fundit të eksperiencës me Atletico Madridin.
Francezi ka kontribuar ndër vite tek ‘’ Los Colchoneros ‘’, i cili po zhvillon sezonin e pestë në etapën e dytë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Së fundmi drejtuesit e Flamengos, ekip i cili sapo ka fituar Kupën Santander Libertadores kanë shfaqur interes për 34 vjeçarin, futbollist që pretendohet edhe në Major League Soccer.
Në këtë moshë kuptohet qartazi se ishi i Real Sociedadit është drejt varjes së këpucëve në gozhdë por natyrisht ka rezultuar tejet cilësor në 11-shen e formuar nga Diego Pablo Simeone.
Nëse i referohemi skuadrës së Filipe Luis duhet thënë se është momentalisht ndër më cilësoret e Amerikës së Jugut dhe afrimi i yjeve të cilët vijojnë të lënë gjurmë në kontinentin e vjetër do të ishte një arritje.
Filipe Luis ka formuar një ekip kompetitiv, i cili ka kombinuar talentin dhe eksperiencën dhe me kalimin e kohës ka arritur rezultate shumë të mira.
Por, s’duhet anashkaluar edhe Amerika si destinacion, një kampionat i cili ka patur një rritje në sezonet e fundit dhe tashmë ekipet respektive janë bërë tendencë gjatë periudhës së transferimeve.
Pritet që në javët e ardhshme presidenti Rodolfo Landim të bëjë me dije ofertën për golashënuesin, i cili numëron 5 gola dhe 2 asiste në 19 sfida referuar sezonit aktual.



