
Real Madrid u mposht në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Champions League, ndaj Manchester City me rezultatin 4-3 dhe do të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit.
Në ndeshjen e parë, të luajtur në Angli, madrilenët kishin një mungesë shumë të rëndësishme, siç ishte ajo e mesfushorit Casemiro.
Braziliani vuante nga një dëmtim muskulor dhe nuk mund të luante dot. Megjithatë lajmi i mirë për trajnerin Ancelotti, është se 30-vjeçari e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e kthimit, e cila do të luhet ditën e mërkurë në “Santiago Bernabeu” në orën 21:00.



