Portieri i Bayern Munich: Isha me Covid-19, por më detyruan të luaja

Portieri i Bayern Munich: Isha me Covid-19, por më detyruan të luaja

Portieri në pronësi të Bayern Munich, Ron-Thorben Hoffmann, i cili ishte i huazuar te Sunderland në Angli, ka akuzuar këta të fundit se e kanë detyruar të luajë, ndonëse ishte i infektuar me Covid-19.

Në një intervistë të dhënë për “Bild”, Hoffmann, i cili u largua nga Sunderland në muajin shkurt, është shprehur se drejtuesit e klubit e detyruar të luante në një ndeshje në kampionat, ndonëse ishte i infektuar me virus.

Sipas Hoffmann, ai u infektua në fund të vitit pasi luajti 20 ndeshje për Sunderland dhe u bë portieri i parë.

Isha 7 ditë në karantinë pasi kisha rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe menjëherë pas kësaj u riktheva në portë të luaja, ndonëse testi i shpejtë më nxirrte ende me virus. U detyrova të luaj me coronavirus. Nuk isha mirë fizikisht, por klubi donte që unë të isha në lojë. Po ndihesha më keq nga ndeshja në ndeshje.

Pas kësaj deklarate nga portieri 23-vjeçar, Sunderland ka reaguar duke thënë se pretendimet e Hoffman janë të rreme dhe të pasakta dhe se klubi ka vepruar në përputhje me të gjitha udhëzimet dhe protokollet gjatë gjithë pandemisë Covid 19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy