Botman  afër Milanit

Botman afër Milanit

 Sezoni i kaluar rezultoi determinant për Lillen  . Fitimi i Ligue 1 ndikoi në të ardhmen e shumë lojtarëve të njohur të cilët u bënë shumë shpejt pjesë e planeve të ekipeve me emër .  Ky fakt favorizoi  një ndër mbrojtësit më premtues të panoramës europiane si Sven Botman .

Për hollandezin kanë treguar interes Milani , Bayern Munchen dhe Atletico Madridi të cilët natyrisht do të zhvillojnë një sfidë shumë të ashpër ndërmjet tyre .

Ecuria e deritanishme ka filluar të japë rezultate veçanërisht për kuqezinjtë që kanë avancuar  në lidhje me shtatlartin . Dëmtimi i Simon Kjaer i ka krijuar dhimbje koke Stefano Piolit dhe  konsideron se Milanit i duhet një mbrojtës kualitativ që garanton vazhdimësinë në prapavijë dhe Sven Botman  është ideali për italianët .

Kontrata e talentit të Lilles  mbetet në fuqi  deri në 30 qershorin e 2025-sës dhe  obligon skuadrën nga Milano të realizojë një sforco për ta transferuar në ‘’ San Siro ‘’.  Dy përfaqësuesit si Paolo Maldini  dhe Frederic Massara po bëjnë gjithçka është e mundur për arritjen e këtij objektivi gjatë merkatos së janarit .

Shtatlartësia, fakti i të qënit tepër pozicional dhe fuqia fizike janë komponentë që e lartësojnë figurën e Sven Botman , lojtar që po lë gjurmë tek ‘’ Les Dogues ‘’ me të cilët është aktivizuar 15 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol por parashikohet që drejtuesit e Lilles do të reagojnë për një lojtar që ka rezultuar një ndihmë shumë e madhe për mbrojtjen .

Nga krahu tjetër, entuziazmi në lidhje me merkaton po ndihet fuqishem çdo ditë dhe Milanit nuk i lejohet asnjë hap fals për të mos prishur harmoninë dhe ti bien me shkelm sakrificave të Stefano Piolit i cili me mjeshtëri i ka shëndërruar të tijët në një rival të vështirë në çdo kompeticion.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy