Atletico përgatit spastrimet

Atletico përgatit spastrimet

 Transferimet e  Matheus Cunha , Rodrigo De Paul dhe  Antoine Griezmann i kanë shtuar shanset e  Atletico Madridit për të mbrojtur titullin e La Ligas  për të cilin të besuarit e Diego Simeones luftuan për 6 vite rradhazi . Këto lojtarë e kanë impulsuar trainerin argjentinas për të përgatitur spastrimet e merkatos së janarit dhe të ketë në dispozicion një ekip shumë kompetitiv deri në fundin e sezonit .

 I pari ndër to është Hector Herrera për te cilin interesohet  Rennes .  Largimi i Saul Niguez tek Chelsea u mendua se do ti hapte rrugë aktivizimit konstant me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ por si duket nuk e ka bindur aq sa duhet ‘’ El Cholon ‘’ dhe  synimi i kryeqytetasve është shitja e meksikanit gjatë merkatos dimërore .   I dyti në listë është sulmuesi Ivan Saponjic. Kroati konsiderohej ndër lojtarët e të ardhmes në shtetin e tij por  transferimi në Primera Division në një skuadër që kërkon çdo sezon të kapë majat nuk i ka përmbushur pritshmëritë .

Huazimi tek Cadiz rezultoi i qëlluar në shenjë nga  spanjollët të cilët po planifikojnë largimin e 24 vjeçarit në merkaton e janarit . Lista mbyllet me bashkombasin Sime Vrsalkjo . 

Rendimenti i vakët e ka detyruar  Diego Simeonen të aplikojë një tjetër variant me vendosjen e  Gimenez ose  Marcos Llorentes në krahun e djathtë të mbrojtjes . Duke  marrë parasysh kërkesat e argjentinasit dilet në konkluzionin  se ishi i Interit i ka humbur shanset për të vijuar me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe drejtuesve vendas i duhet ti gjejnë një skuadër të përshtatshme për vijimin e karrierës .  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy