Real Madridi mendon për Xabi Alonson

Real Madridi mendon për Xabi Alonson

Sezoni i shkëlqyer i Xabi Alonsos tek Bayer Leverkusen me kalimin e kohës po i siguron pretendentë. Florentino Perez ia ka shkelur syrin bashkombasit duke qenë se e ardhmja e Carlo Ancelottit tek Real Madridi ende nuk është e sigurtë.

Falë vjeçarit ‘’ Aspirinat ‘’ ende vijojnë luftën për të marrë pjesë në kompeticionet europiane në sezonin e ardhshëm dhe gjithashtu do të zhvillojnë dy gjysëmfinale në Europa League kundër Romës dhe manjati i ‘’ Los Merengues ‘’ sipas lajmeve të fundit e ka kontaktuar për tu vënë nën drejtimin e ekipit të zemrës.

Megjithatë, një rikthim i mundshëm në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nënkupton një sfidë të vështirë për vetë faktin se Real Madridi synon protagonizmin në çdo sezon në kompeticionet pjesëmarrëse dhe në njëfarë mënyre me kaq pak eksperiencë, dyshimet janë mëse normale.

Por asi nën mëngë i Xabi Alonsos është se i njeh me detaje ‘’ Galaktikët ‘’ dhe ky fakt mund ta ndihmojë gjatë eksperiencës së tij , gjithmonë nëse do të arrihet akordi. Real Madridin e presin disa sfida të vështira , kryesisht në Champions League në gjysemfinalet kundër Manchester City-t por edhe në finalen e Kupës së Mbretit , ku përballë do të ketë Barcelonën në datën 6 maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy