Romelu Lukaku do të mungojë në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku Interi do të përballet me Juventusin.
Sulmuesi belg u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë në Torino. Shkak për këtë u bë festimi i lojtarit pas golit, që nga arbitri u konsiderua si provokim për tifozët e Juventusit.
Interi vendosi të apelojë këtë vendim, me pretendimin se Lukaku ka festuar edhe herë të tjera në këtë mënyrë. Megjithatë, Gjykata e Apelit Sportiv, ka lënë në fuqi vendimin dhe belgu nuk mund të luajë ndaj Juventusit, në ndeshjen e 26 prillit.



