
Insistimi i Barcelonës për të larguar një herë e mirë Samuel Umtitin nga ‘’ Camp Nou ‘’ nuk ka fund . Francezi ka shprehur dëshirën e qëndrimit tek katalanasit dhe ky fakt është në kundërshtim me interesat e spanjollëve . Por ashtu siç ndodh rëndomtë gjithmonë mbetet një derë e hapur për zgjidhjet e menjëhershme dhe në këtë rast drejtuesve vendas i takon të buzëqeshin . Sipas raportimeve të ‘’ Daily Star ‘’ Manchester United dhe Arsenal kanë vendosur të besojnë tek potenciali i 27 vjeçarit dhe janë të gatshëm ti ofrojnë një të ardhme larg Spanjës .
‘’ Djajtë e Kuq “ dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ do të masin forcat në një tjetër supersfidë por këtë herë në lidhje me merkaton .
Problematika e vetme e Barcelonës me Samuel Umtitin është se kamerunasi përfiton një rrogë që aktualisht buxheti i tyre nuk mund ta përballojë dhe interesi i anglezëve konsiderohet si një dritë në fund të tunelit për ekonominë e kësaj skuadre. Rendimenti i ofruar nga mbrojtësi i kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ nuk i ka përmbushur pritshmëritë e një skuadre që po përjeton një ndër eksperiencat më të vështira të historisë në aspektin e përgjithshëm dhe fuqia ekonomike e ‘’ The Gunnersave ‘’ dhe 20 herë kampionëve të Premier Leagues konceptohet si një reduktim problematike për të ardhmen e gjigandëve të La Ligas .
Samuel Umtiti vjen pas një sezoni që ka lënë për të dëshiruar të cilin e ka shoqëruar me 16 ndeshje krejtësisht pa histori .



