Depay pranon uljen e rrogës

Depay pranon uljen e rrogës

Problemet ekonomike të Barcelonës të cilat dihen botërisht kanë prodhuar një tjetër histori tek katalanasit .  Transferimi i Memphis Depay në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero u cilësua një hap i suksesshëm por hollandezi menjëherë është vënë në dijeni të situatës së vështirë të tyre dhe ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm .  Sipas ‘’ Goal ‘’ 27 vjecari ka rënë dakord për reduktimin e pagës me 30 % pasi fakti i të qënit pjesë e tyre  është një endërr  e plotësuar nga golashënuesi.  

Barcelona ndodhet në një ndër periudhat më të komplikuara të historisë në lidhje me këtë aspekt , fakt që e ka reduktuar përfitimin në 5 milionë euro duke i shkaktuar një frymëmarrje arkave të ‘’ Azulgranëve ‘’.

  Ky element është vetëm starti i një rruge të gjatë në të cilën drejtuesve do ti duhet të përballojnë shumë histori të kësaj natyre për të vënë pikat mbi i dhe të avancojnë drejt  realizimit të objektivave.

Me sulmuesin e  ‘’ Tulipanëve ‘’  Barcelona do të ketë një armë shumë të fortë sepse konsiderohet një rrezik konstant për çdo mbrojtje kundërshtare . Vlerat e tij janë konfirmuar edhe tek  Lyoni , me të cilët vitin e kaluar  zhvilloi një ndër eksperiencat më produktive të karrierës duke e përfunduar sezonin me 22 gola dhe 12 asiste në 40 ndeshje .

Por tek Barcelona kërkesa e llogarisë do të jetë ndryshe sepse uria e saj për sukses është e pakufijshme dhe në çdo sezon synon fitimin e çdo trofeu të mundshëm . 

Për më tepër Memphis Depay do të ketë privilegjin e të qënit përkrah 6 herë fituesit të Topit të Artë dhe njëkohësisht legjendës së spanjollëve Lionel Messi , i cili do t’ia lehtësojë aventurën në Katalunjë .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy