
Hakim Ziyech me siguri po kalon muajt e fundit në ‘’ Stamford Bridge ‘’. Marokeni ka bërë shumë pak tek Chelsea dhe Thomas Tuchel nuk e konsideron më pjesë të së ardhmes .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ e transferuan në merkaton e 2020-tës për 40 milionë euro por tanimë janë penduar dhe do të kërkojnë ta rikuperojnë këtë investim gjatë verës.
Por nuk do të mbarojë me kaq sepse edhe Timo Werner dhe Romelu Lukaku janë drejt largimit nga kryeqytetasit të cilët pretendojnë të riformatojnë organikën dhe të nisin një tjetër kapitull në sezonin vijues.
Pas shitjes së Hakim Ziyech , Chelsea kërkon të transferojë mbrojtësin e fuqishëm Matthijs de Light por edhe Presnel Kimpembe dhe Jules Kounde vijojnë të jenë pjesë e listës së transferimeve .
Aktualisht Chelsea është në pritje të ofertave për ishi-n e Ajax Amsterdamit i cili vijon të tentohet në merkato , fakt që i shërben anglezëve për ta arritur objektivin. Me pronarët e rinj , ky ekip ka filluar një tjetër etapë dhe duhet pritur sesi do të shkojnë gjërat në sezonin vijues .
29 vjeçari mbetet një lojtar cilësor dhe mjaft i efikas në triblime dhe parashikimet flasin se i mbeten edhe disa vite në elitën e futbollit europian.



