Bylisi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Partizanin, në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin e Pogradecit “Gjorgji Kyçyku”.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën ballshiotët ia dolën të shënojnë tre herë. Fillimisht ishte Kamara që zhbllokoi rezultatin në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 74, Marin Abazaj shënoi edhe të dytin.
Për të vulosur shifrat, mendoi Kaçorri, i cili pas një kundërsulmi, ia doli të shënoi edhe të tretin. Një paraqitje tejet pozitive për Bylisin, ndërsa në krahun tjetër, një zhgënjim i madh për Partizanin, që në asnjë moment nuk u tregua i rrezikshëm.



