
Ndeshja e La Liga-s, mes Granadës dhe Athletic Bilbao, u ndërpre pas vetëm 18 minutave lojë.
Një tifoz, në shkallët e stadiumit, pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, tifozi nuk ia doli dot. Ndarja nga jeta e tifozit, u konfirmua më pas edhe nga La Liga, që njoftoi pezullimin e ndeshjes, për tu luajtur në një moment të dytë.
Portieri i Bilbaos, Unai Simon, ishte i pari që e kuptoi problemin dhe menjëherë njoftoi mjekët.
Sa i takon lojës së luajtur, në minutën e gjashtë Inaki Williams i dha avantazhin Bilbaos.



