
Skuadra e Chelseat vijon të mos dorëzohet në lidhje me prurjet cilësore. Kësaj rradhe londinezët janë fokusuar tek një ndër sulmuesit e momentit në Europë dhe njëkohësisht ishin e tyre . Flitet për Romelu Lukakun që e mbylli sezonin me një sukses që ëndërrohej prej vitesh nga Interi . Belgu i është bashkuar alternativave të Erling Haaland dhe Robert Lewandovski sepse Thomas Tuchel kërkon më produktivitet në metrat e fundit të fushës pavarësisht se kanë arritur të fitojnë trofeun e dytë të Champions Leagues në historinë e tyre .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë shumë të sigurtë për këtë lëvizje dhe tashmë i kanë dhënë impaktet e para sepse sipas italianes ‘’ La Gazetta Dello Sport ‘’ janë të gatshëm të derdhin 130 milionë euro në arkat e Interit plus një pagë prej 10 milionë eurosh për golashënuesin 28 vjeçar. Një mundësi tjetër që nuk përjashtohet nga kryeqytetasit është edhe përfshirja e ndonjë elementi në këtë operacion siç mund të jetë Marcos Alonso , Emerson Palmieri apo Timo Werner por interesi i tyre akoma nuk e ka marrë përgjigjen nga drejtuesit e Interit .
Nëse i referohemi të ardhmes së Romelu Lukaku-t , ky i fundit ka deklaruar se nuk mendon largimin nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për arsye se është duke përjetuar një ndër periudhat më të sukseshme të karrierës por oferta e Chelseat pritet që të vlerësohet maksimalisht nga italianët të cilët ndodhen në gjëndje të vështirë ekonomike .
Pa dyshim që nëse ky operacion do të finalizohet me sukses do të vlerësohej një ndër më interesantët e merkatos për vetë faktin e vlerave që mbart Romelu Lukaku i cili ka dëshmuar se mbetet një ndër sulmuesit më produktivë në qarkullim .
Gjigandi nga Amberes e finalizoi sezonin me 30 gola dhe 9 asiste në 44 ndeshje , duke shënuar kështu një ndër vitet më të suksesshëm të karrierës .



