
Barcelona e ka nisur me kohë kërkimin për gjetjen e një anësori cilësor pasi siç dihet krahu i djathtë i mbrojtjes mbetet një ndër problemet kryesore tek spanjollët.
Vanderson de Oliveira i Monacos është një opsion për ‘’ Los Cules ‘’ të cilët kanë ndryshuar shumë në krahasim me të kaluarën por kryefjala mbetet arritja tek suksesi.
Sipas ‘ Sport ‘ në lidhje me 21 vjeçarin flitet se sezoni aktual do të jetë i fundit tek monegaskët por Barcelona do të përballet me Manchester United dhe Newcastlen , klubin më të pasur në botë aktualisht.
Parashikohet një duel i ashpër dhe në fund diferencën do ta bëjë oferta bindëse.
Mënyra e lojës së Vanderson de Oliveira përshtatet me atë të Barcelonës sepse shquhet për depërtimin në zonat kundërshtare dhe zotëron aftësi shumë të mira në prapavijë, pa mënjanuar shpejtësinë e cila e favorizon për ti përfunduar aksionet me sukses dhe gjithashtu një fizik të admirueshëm.
I vetmi kërcënim për ‘’ Blaugranët ‘’ mbetet potenciali respektivisht i ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe sidomos bardhezinjve por akoma është ende herët dhe gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe ja vlen për tu theksuar se në futboll surprizat konsiderohen mëse normale.



