Guardiola drejt largimit nga Manchester City, Maresca kandidati kryesor për ta zëvendësuar

Guardiola drejt largimit nga Manchester City, Maresca kandidati kryesor për ta zëvendësuar

Pep Guardiola pritet të largohet nga drejtimi i Manchester City pas përfundimit të sezonit, me ndeshjen kundër Aston Villa-s në Etihad që mund të jetë e fundit për të në krye të skuadrës, sipas raportimeve të BBC Sport.

 

Sipas të njëjtave burime, klubi anglez tashmë ka identifikuar pasardhësin e tij të mundshëm. Ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Cityt në sezonin 2026-27. 

 

Bisedimet mes palëve thuhet se janë në një fazë të avancuar, ndërsa Maresca raportohet se është i gatshëm të marrë detyrën. 

 

Maresca, i cili më parë ka punuar edhe në stafin teknik të Cityt nën drejtimin e Guardiolës, ka ndërtuar reputacion të fortë pas sukseseve të fundit si trajner, përfshirë triumfe në kompeticione evropiane dhe kualifikim në Champions League. Ai gjithashtu ka udhëhequr Leicester City drejt ngjitjes në Premier League.

 

Guardiola më herët e ka vlerësuar Marescën si një nga trajnerët më të mirë në botë, duke theksuar punën e tij të shkëlqyer në klube të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy