
Trajneri italian, Carlo Ancelotti, është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm të kombëtarja e Brazilit. Këta të fundit janë prej kohësh në kërkim të një trajneri dhe Ancelotti, është në krye të listës.
Vetë trajneri italian, i pyetur për ofertën e “Seleçaos”, deklaroi se është e pakuptimtë që të ketë një afat për përgjigjen.
Nuk po flas për të ardhmen time dhe hipotezën e Brazilit. Thjesht po them se është e pakuptimtë që ka një afat për t’iu përgjigjur atyre, sepse nuk kam folur me askënd.



