Ardit Hila është lojtari më i ri i Tiranës. Pas Albano Aleksit dhe Florent Hasanit, klubi bardheblu ka zyrtarizuar ditën e sotme, afrimin e tretë në merkato.
Pas largimit nga Kukësi, Hila ka vendosur të vazhdojë karrierën te kampionët e Shqipërisë.
Një afrim i rëndësishëm për Tiranën, me mesfushorin që e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën, përveç Kukësit, ka qenë edhe pjesë e Partizanit dhe Teutës.
Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën.



