Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi ia ka dalë të shënojë ndaj Real Madridit.
Goli ka ardhur në minutën e 35-të ku Muriqi kaloi në epërsi Mallorca-n në sfidën përballë “Los Blancos”.
Bomberi merr një top në ajër nga Li dhe përmes një gjuajtje me kokë ka mposhtur portierin Kurtua.
Kujtojmë që ndeshja po luhet në “Santiago Bernabeu”.



