
Erzeni po kalon një moment të vështirë në kampionat dhe në fundjavë do të kërkojë kthesën.
Shijakasit do të kërkojnë fitoren ndaj Tiranës, ditën e diel, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Për këtë ndeshje, Erzeni do të ketë një mungesë të rëndësishme, siç është ajo e mesfushorit Amir Kahrimanovic.
Ky i fundit ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Ndaj Tiranës, mund të bëjë debutimin në stolin e Erzenit edhe trajneri Skerdi Bejzade, nëse arrihet marrëveshja mes palëve.



