Real Madridi mund ti rihapë dyert Icardit

Real Madridi mund ti rihapë dyert Icardit

Prej shumë vitesh Real Madridi ka synuar në çdo merkato  transferimin e Mauro Icardit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . Në kohën kur argjentinasi aktivizohej për Interin , presidenti Florentino Perez  ëndërronte që ti bashkohej kryeqytetasve por  sipas ‘ Calciomercatos ‘ një ndër motivet e mosrealizimit të këtij operacioni ishte ish bashkëshortja dhe njëkohësisht ish agjentja Wanda Nara  të cilën manjati spanjoll e cilësonte një person shumë konfliktiv, fakt që për  presidentin e ‘’ Los Merengues  ‘’ ndikoi në këtë çështje .  

 Gjithsesi ndarja e golashënuesit me  Wanda Nara-n i ka dhënë të drejtë spanjollit për të cilin rruga tashmë është e hapur për të ritentuar transferimin e sulmuesit në Primera Division  .

Tashmë  ishi i Interit duhet të kërkojë një tjetër agjent dhe interesi i ‘’ Galaktikëve “  tingëllon tepër motivues për të ardhmen e Mauro Icardit i cili nuk arriti të adaptohej siç duhet në Paris St Germain .

Në një farë mënyre ky ngërç i pësuar në karrierë justifikohet me faktin se ‘’ Les Pariziens ‘’ përbëhen nga tridenti i  Messi – Neymar – Mbappe në ofensivë dhe  aktivizimi i reduktuar i ishi-t të Sampdorias konsiderohet llogjik .

11 ndeshje dhe 3 gola janë shumë larg plotësimit të kushteve për qëndrimin në ‘’ Parque De Prince “  në një ekip që aspiron fitimin e çdo trofeu dhe opsioni i shfaqur mund të rezultojë një rrugë shpëtimi për karrierën e Mauro Icardit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy