Hidhet shorti, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët në Europë

Hidhet shorti, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët në Europë

Ditën e sotme është hedhur shorti, për turin e parë në Kupat e Europës.

Tirana do të përballet me skuadrën nga Luksenburgu, Dudelange, në turin e parë në Champions League. Bardheblutë e luajnë sfidën e parë në transfertë më 6 korrik dhe të kthimit në Shqipëri një javë më vonë.

Laçi dhe Partizani, që luajnë në turin e parë në Conference League, kanë qenë me fat. Krubinasit sfidojnë skuadrën nga Mali i Zi, Iskra Danilvograd, ndërsa Partizani përballet me skuadrën nga Gjeorgjia, Saburtalos. Sfidat e para do të luhen më 7 korrik, ndërsa ato të kthimit do të luhen një javë më vonë.

Laçi luan ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa të kthimit jashtë, kurse Partizani luan jashtë ndeshjen e parë dhe të kthimit në Shqipëri.

Vllaznia është skuadra tjetër që luan në Conference League, por shkodranët e nisin nga turi i dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy