
Në pallatin e sportit “Farie Hoti” është duke u luajtur në këto momente, finalja e Kupës së Shqipërisë për meshkuj, mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Që në start ndeshja ka nisur me spektakël nga të dyja skuadrat, me Vllazninë që pas dy çerekorëshave të parë, kryeson 36-32. Një avantazh i lehtë i shkodranëve në pjesën e parë. Në periodën e tretë, Tirana ka përmbysur rezultatin në 56-52. Tashmë mbetet për t’u luajtur edhe perioda e fundit.
Tirana ka edhe mbështetjen e tifogrupit “Tirona Fanatics”, ndërsa përveç tyre, vihen re edhe një numër i lartë të pranishmish, që kanë shfaqur interes për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje.



