U mposhtën nga Interi, por Milani vendos rekord arkëtimesh nga biletat e tifozëve

U mposhtën nga Interi, por Milani vendos rekord arkëtimesh nga biletat e tifozëve

Milani u mposht në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve nga Interi me rezultatin 0-2, por kjo ndeshje do të mbetet në historinë e futbollit italian. Jo për atë që ndodhi në fushë, por për të ardhurat e arkëtuara.

Milani, që ishte edhe pritës në këtë takim, ka vendosur një rekord arkëtimesh nga biletat e tifozëve.

Plot 75 mijë e 500 tifozë të pranishëm në tribunat e “San Siro”, që në shifra të ardhurash për klubin, përkthehen në 10.4 milionë euro të përfituara. Deri më tani, asnjë sfidë e zhvilluar në Itali në Champions League, nuk i kishte kaluar dhjetë milionë euro të ardhura nga arkëtimet, ndërsa rekordin më parë e mbante përsëri Milani, me 9.1 milionë euro të përfituara në sfidën ndaj Tottenham.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy