
Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano, ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj, për lojën që ka bërë Real Madrid këtë sezon.
Edhe pasi madrilenët fituan Ligën e Kampioneve, Cassano ka shkaktuar polemika me deklaratën e tij, duke thënë se trajneri Ancelotti ka pasur fat këtë sezon dhe në finale.
I duhen bërë komplimente Realit dhe Ancelottit, pasi trofetë flasin qartë dhe ata morën në shtëpi Champions League. Pas 10 vitesh do të vlejë kjo, vitrina e trofeve dhe fitorja e Kupës.
Por pastaj shkoj në një detaj që ta analizoj. Liverpool ka bërë 26 gjuajtje në portë, Real Madrid vetëm 2. Edhe goli i Vinicius lind nga një gjuajtje e dështuar e Valverede. E përsëris, i bëj komplimente Realit dhe Ancelottit, pasi është e vërtetë. Por sipas mendimit tim, më duket e qartë se ka pasur fat në ndeshjet e mëparshme.
Courtois ishte i jashtëzakonshëm dhe realizoi aq shumë pritje. Ajo gjë që në të vërtetë nuk kuptoj është se si askush nuk ia ka vënë në dukje Ancelottit që ishte me fat.



