
Milani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat, siç është ajo ndaj Juventusit.
Përveç të pezulluarve, portierit Mike Maignan dhe mbrojtësit Theo Hernandez, trajnerit Pioli duhet të përballet edhe me dëmtime të shumta.
Kuqezinjtë kanë humbur edhe portierin e dytë, Marco Sportiello, me këtë të fundit që ka shfaqur probleme muskulore. Në këtë situatë, Pioli është i detyruar, që në portë të aktivizojë veteranin, Antonio Mirante.
Pak më herët, Milanit iu dëmtua edhe sulmuesi Samuel Chukuweze dhe Pioli do të jetë i kushtëzuar në zgjedhjet e tij.



