
Në merkaton vijuese natyrisht Real Madridi parashikohet protagonist.
Falë Florentino Perezit ‘’ Galaktikët ‘’ gjithmonë kanë transferuar lojtarë cilësorë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Ruben Neves i është shtuar listës së Jose Mourinhos i cili është rikthyer për të lënë përsëri gjurmë.
Sipas gazetarit Rodra ‘’ The Special One ‘’ e konsideron mesfushorin idealin për mënyrën se si luajnë ‘’ Los Blancos ‘’, për të cilin ishin afër arritjes së marrëveshjes në janar.
Mirëpo rikthimi i vëmëndjes tregon se Ruben Neves është i duhuri për kryeqytetasit i cili e ka nisur sezonin e katërt me Al- Hilal si titullar, shoqëruar me 5 sfida, 3 gola, 2 asiste, të përmbledhura në 429 minuta.
Të pretendohesh nga Real Madridi dhe të vihesh nën urdhërat e ishi-t të Manchester United ndër të tjerë është një privilegj dhe luzitani është i ndërgjegjshëm për këtë fakt.
Gjatë muajit janar ‘’ Los Merengues ‘’ kanë realizuar vetëm një blerje, pikërisht Reinier Jesus nga Flamengo për 30 milionë euro.
Ndërsa gjatë verës manjati spanjoll shpenzoi afro 225 milionë euro për gjashtë blerje i cili beson fuqimisht tek Jose Mourinho, një ndër më të mirët në botë.



