
Pavarësisht blerjeve , tek Milani tashmë janë bërë me dije lojtarët të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e Stefano Piolit. Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ , traineri italian nuk ka mbetur i kënaqur me Origin , Messias , Ballo- Toure, Lazetic , Ketelaere, Adli dhe Vazquez dhe italianët do të tentojnë ti japin hapësira talentëve e rinj , reduktimin e pagave dhe sigurisht transferimeve cilësore , për të shkuar drejt trofeve. Një ndër akordet i cili është drejt arritjes është ai i begut Ketelaere , për të cilin flitet se do të huazohet tek Atalanta për shifrën e 6 milionë eurove. Ndërsa sulmuesi Origi besohet se do të largohet drejt Londrës, tek West Hami. Situata e lojtarëve të tjerë ende nuk është zgjidhur, por gjithsesi mbetet ende kohë për të përfunduar merkatoja e verës. Nën drejtimin e Stefano Piolit kuqezinjtë zhvilluan një sezon shumë të mirë , por pa mundur të fitojnë tituj dhe në vijuesin do të tentojnë ta rikthejnë historinë në favorin e tyre.



