
Një ndër politikat e merkatos së Real Madridit sigurisht vijon të jetë afrimi i talentëve.
Drejtuesit nuk kanë rreshtur kurrë në lidhje me arritjen e këtij objektivi duke qenë se në çdo sezon ‘’ Galaktikët ‘’ duhet të rifreskojnë çdo repart.
Kees Smit është përfshirë në listën e spanjollëve, i cili po lë gjurmë tek Az Alkmaari.
Me vetëm 20 vite mbi supe mesfushori ka ditur të adaptohet në Eredivisie, një kampionat me një koefiçent të lartë vështirësie.
Ndërkohë Florentino Perez kërkon t’ia garantojë blerjen e talentit skuadrës së zemrës, për të cilin si duket ka përgatitur 50 milionë euro plus 12 milionë euro të tjera bonuse.
Vizioni për lojën, mënyra se si e interpreton atë dhe kreativiteti janë disa elementë që spikasin tek lojtari në fjalë, i krahasuar nga ekspertët me Pedrin.
Qartazi kuptohet se kemi të bëjmë me një element i cili bind dhe interesi i ‘’ Los Merengues ‘’ e konfirmon këtë fakt.
Kryeqytetasit do të kërkojnë medoemos të përforcohen për ta patur më të lehtë në të ardhmen duke qenë se rivaliteti ndërmjet ekipeve sa vjen edhe bëhet edhe më i ashpër.
Kees Smit i plotëson kërkesat e gjigandëve të Europës dhe jo vetëm, i përfshirë në rangun e talentëve më të spikatur në kontinentin e vjetër aktualisht.
3 gola dhe 5 asiste në 31 sfida numëron nxënësi i Leeroy Etcheld në këtë sezon, të cilin e pret një merkato verore tejet e rëndësishme.



