Trajneri i Kukësi, Stavri Nica, foli për MCN TV, pas barazimit që skuadra e tij mori ndaj Teutës.
Nica deklaroi se është i kënaqur me barazimin, për mënyrën si erdhi loja, ndërsa shtoi se skuadra ka ende vend për përmirësim.
Të dyja ekipet luftojnë për pikë. Unë jam i kënaqur me barazimin, ashtu si erdhi loja. Në pjesën e parë ishim pak vonë në kohë. Luajtëm pak poshtë. Në pjesën e dytë, ishte diçka më ndryshe, skuadra ishte më shkurt. Skuadra e bëri sulmin e shpejtë deri diku mirë. Ekipi ka filluar të marrë formë. Lojtarët duhet të përqendrohen te detyrat. Lojtarët e huaj, kanë pak problem në marrjen e pozicionit dhe lojën. Ndeshje pas ndeshje po krijohet një stabilitet dhe siguri.
Gjithmonë ka vend për përmirësim. Kampionati do pikët dhe duhet të tregohemi më pragmatistë. Unë besoj te skuadra.
Shpresojmë që sulmuesit të vijnë në gjendje, për të përballuar 90 minuta. Rashiti nuk është ende në maksimum. Nuk diskutohet që niveli i Rashitit është shumë i mirë.



