
Vedat Muriqi pritet të largohet nga Lazio. Sulmuesi i Kosovës nuk ka arritur të përshtatet në Serie A dhe për këtë arsye largimi duket shumë pranë.
Në drejtim të Muriqit nuk mungojnë interesimet, nga skuadra që duan të kenë pjesë e tyre. Galatasaray e ndjek prej kohësh dhe ka gati një ofertë për ta marrë.
Megjithatë klubi turk nuk është i vetmi që e do Muriqin. Sipas mediave italiane, në garë për shërbimet e 28-vjeçarit është futur edhe klubi anglez i Hull City.
Klubi nga Championship është në kërkim të një sulmuesi dhe drejtuesit kanë piketuar Muriqin.



