
Robert Lewandowski ka vendosur që të largohet përfundimit nga skuadra e Bajernit të Mynihut.
Duke filluar që nga sezoni e ardhshëm sulmuesi polak ka marrë tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë dhe këtë gjë drejtuesve të Bayernit u ka komunikuar agjenti i tij.
E përditshmja gjermane “Bild” ka raporuar se bomberi 29-vjeçar nuk dëshiron që të luajë më në Bundesligën Gjermani pasi objektivi i tij është të provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Lewandoëskit, që me shumë mundësi mund të jetë një alternativë e mirë për të zëvendësuar Benzema tek Real Madrid.
Por përveçse spanjollëve të madridit, edhe Chelsea e PSG janë dy skuadra tepër të interesuara për shërbimet e sulmuesit polak.



