Kastrioti konfirmohet si macja e zezë për Kukësin këtë sezon, pasi verilindorët janë mundur në të dy takimet. Një zhgënjim për skuadrën e Mirel Josës, që ndërpret serinë e tre fitoreve radhazi.
Da Silva ishte heroi i takimit, pasi në Loro Boriçi, realizoi golin vendimtar në minutat shtesë të pjesës së parë. Në të dytën rastet pwr gol nuk munguan, por në fund mbeti në fuqi rezultati 1-0, i sigluar që në 45 minutat e para. Pas këtij takimi, që ishte i fundit për fazën e dytë, Vllaznia kryeson klasifikimin me 37 pikë e ndjekur nga Partizani me 31.
Menjëherë pas të kuqve Laçi dhe Teuta janë në kuotën e 30 pikwve. Tre vendet e fundit mbahen nga Apolonia, e cila ka një pikë më tepër se Bylis dhe Skënderbeu.
Faza e tretë do të nisë të premten me përballjen Teuta-Skënderbeu në orën 18 në Niko Dovana.



