Arsenali, gjen sulmues tek Stuttgarti

Arsenali, gjen sulmues tek Stuttgarti

Ecuria shumë e mirë e Deniz Undav tek Stuttgarti në orët e fundit i ka siguruar një pretendent prestigjoz. 

Bëhet fjalë për Arsenalin, duke qenë se prej shumë kohësh Mikel Arteta ka kërkuar transferimin në ‘’ Emirates ‘’ të një sulmuesi. 

29 vjeçari ka ditur ti bëjë shkëlqyeshëm detyrat tek gjermanët dhe statistikat flasin vetë. 

16 gola dhe 8 asiste në 39 sfida është një numër që është marrë parasysh nga numri një i stolit të ‘’ Topchinjve ‘’, ish mesfushor i tyre. 

Premier League në çdo merkato konsiderohet një destinacion atraktiv për çdo lojtar, sidomos kur bëhet fjalë për ekipet e elitës dhe në rastin konkret besohet se ishi i Brightonit do ta analizojë me detaje interesin e londinezëve.

 Një avantazh për të mund të jetë njohja e kryeqytetasve për arsye të përballjeve në të shkuarën dhe besohet se kjo marrëveshje mund të arrihet për 30 milionë euro. 

Për xhepat e Stan dhe Josh Kroenkes është një shifër lehtësisht e përballueshme por duhet nënvizuar se kontrata e Deniz Undav përfundon në 2027-tën. 

Do të jetë një verë deçizive gjithashtu edhe për gjermanët të cilët nëse do ta shesin do të evitojnë largimin e tij me parametër zero. 

13 herë kampionët e Premier Leagues kanë ndryshuar në çdo aspekt me Mikel Artetan, falë të cilit kanë fituar edhe një FA Cup dhe dy Community Shield.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy