Rey Manaj më në fund ka gjetur golin e parë në Serie A me skuadrën e Spezias, aty ku ai u transferua në verë nga Barcelona.
Sulmuesi i Shqipërisë, ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 35-të, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij ndaj Sassuolo. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e Spezias, që kryeson 1-0.
Lushnjari është aktivizuar në 6 ndeshje me Spezia në këtë sezon dhe ky është goli i parë, me futbollistin që shpreson që tashmë të vazhdojë të shënojë rregullisht.



