Duka: Do të kërkoj shtyrjen e zgjedhjeve në FSHF

Duka: Do të kërkoj shtyrjen e zgjedhjeve në FSHF

Më 2 mars ishte planifikuar të zhvilloheshin zgjedhjet për president në FSHF, por kjo nuk do të ndodhë. 

Pas vendimeve të Gjykatës që pezulloi Asamblenë e 2 marsit, së fundmi ka qenë presidenti aktual, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në profilin e tij, shkruan se do të kërkojë shtyrjen e zhjedhjeve për një datë tjetër. 

Të nderuar miq, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme.

Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t'i propozoj dhe do t'i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv,  të shqyrtohen në një datë tjetër. 

Uroj që kjo periudhë t'i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit.”, shkruan Duka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy