Performancat dhe efekti i VAR, në FSHF janë të kënaqur me paraqitjet e arbitrave

Performancat dhe efekti i VAR, në FSHF janë të kënaqur me paraqitjet e arbitrave

Ditën e sotme, sektori i arbitrave në FSHF ka organizuar seminarin me arbitrat e Superiores, ku morën pjesë disa arbitre femra dhe 7 arbitra të rinj.

Sipas FSHF, në këtë takim është analizuar me detaje performanca e arbitrave në 5 javët e fundit të kampionatit, duke u ndalur konkretisht në raste të kontestuara gjatë ndeshjeve kur kemi pasur të bëjmë me penallti, kartonë të kuq apo ndërhyrje të parregullta. Përmes ilustrimit me pamje video, Sektori i Arbitrimit u ka diskutuar me arbitrat për vendimet e marra në këto raste konkrete dhe çfarë parashikon rregullorja për të pasur vendime sa më të drejta në fushë dhe korrekte.

Një pjesë e mirë e mbledhjes i është kushtuar edhe vendimeve të marrë me ndihmën e VAR-it, si është implementuar teknologjia dhe sa ka ndikuar në uljen e rasteve të diskutueshme gjatë këtij sezoni. Po ashtu në këtë seminar është diskutuar  edhe performanca e arbitrave të rinj.

Në konkluzion, Sektori i Arbitrimit është shprehur i kënaqur me paraqitjen e arbitrave, teksa vlerëson se duhet punuar edhe më shumë për të minimizuar vendimet e diskutueshme në fushën e lojës gjatë ndeshjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy