Diomande, në radarët e Chelseat

Diomande, në radarët e Chelseat

Ecuria e shkëlqyer e Ousmane Diomande me Sporting Lisbonën, shumë shpejt është pasuar nga interesi i disa klubeve me emër.

Në Premier League do të zhvillohet një sfidë e ashpër midis Manchester City-t, Arsenalit dhe Chelseat, skuadër e cila ka zhgënjyer në fazën e parë të sezonit.

‘’ Blutë e Londrës ‘’ ende nuk po e gjejnë vetveten dhe sipas portugezes ‘ A Bola ‘, këtë marrëveshje kryeqytetasit mund ta arrijnë për shifrën e 50 milionë eurove.

Megjithatë priten surpriza për 20 vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, i cili përfaqëson një ndër ekipet më të rëndësishëm të Portugalisë.

Ekipet angleze, sidomos ato të elitës gjithmonë janë shquar për ofertat në drejtim të objektivave të tyre dhe pikërisht Ousmane Diomande e ka treguar se e meriton fillimin e një eksperience ndryshe në karrierë pasi ka lënë gjurmë tek te ashtuquajturit ‘’ Luanët ‘’.

17 sfidat e deritanishme janë shoqëruar natyrisht me një nivel befasues të afrikanit, i cili ka kontribuar me 2 gola për Sportingun e Lisbonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy