
Liverpool mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Interit, teksa triumfoi 2-0 në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Champions League.
Përveç se për Liverpoolin, ajo e djeshmja ishte fitore e veçantë edhe për trajnerin Jurgen Klopp.
Ky i fundit është futur në historinë e futbollit gjerman. Klopp bëhet trajneri i parë gjerman në histori, i cili arrin 50 fitore në Champions League. Një arritje e madhe për Klopp, i cili me Liverpool e ka fituar edhe trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.



