
Sezoni i shkëlqyer i Chelseat ia ka ndezur shpresat manjatit Roman Abramovich i cili nuk do të kursehet në lidhje me merkaton . Miliarderi rus është shumë i kënaqur me punën e teknikut Thomas Tuchel dhe i ka vënë në dispozicion për merkaton 150 milionë stërlina që kanë vlerën e 174 milionë eurove . Me largimin e Frank Lampard nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ , gjermani ka gjeneruar një shpresë të madhe tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duke i dërguar deri në finalen e madhe të Champions Leagues ku do të kenë përballë Manchester City-n . Ky hap historik nuk kishte si të mos shpërblehej nga presidenti i Chelseat . Sipas ‘’ The Sun ‘’ ky i fundit ka besimin e madh se tekniku gjerman do të dijë të mbajë të njëjtin ritëm edhe sezonin vijues , dhe fakti se ka arritur këtë sukses e shton më tepër urinë e Chelseat për të përsëritur historinë .
S’duhet lënë mënjanë as finalja e kupës Fa Cup që kryeqytetasit do të zhvillojnë nesër kundër Leicesterit që i paraprin asaj të ‘’ Dragaos ‘’ në 29 maj. Pandemia e koronavirusit që ka tronditur mbarë planetin i ka penalizuar shumë ekonomitë e klubeve të njohura , por Chelsea mendon të bëjë një sforco për të ruajtur entuziazmin e deritanishëm . Një ndër pozicionet që ishi i Borussia Dortmundit mendon të përforcojë është sulmi dhe momentalisht ka dy alternativa të bujshme në kokë si Erling Haaland dhe Romelu Lukaku.
Për mosdevijimin e rrugës 6 herë kampionët e Premier Leagues duhet të transferojnë lojtarë të kalibrit dhe si belgu ashtu edhe norvegjezi i plotësojnë kërkesat e Chelseat për ti shtuar produktivitetin sulmit.
Në rastin e Romelu Lukakut ekpserienca e mëparshme me anglezët është një motiv më tepër sepse e njeh shumë mirë terrenin , dhe do te rezultonte goditja e duhur për vijimësinë.



