Manchester United i tregon daljen Matas

Manchester United i tregon daljen Matas

 Rruga e Manchester United me Juan Mata-n është drejt ndarjes .  Parashikohet se 12 sezonet në Premier League  do të bëjnë xhiron e fundit në përfundimin e aktualit . Traineri i ‘’ The Red Devilsave ‘’ është vënë në qendër të kritikave për faktin e mosaktivizimit të spanjollit në pozicionin e tij natural dhe vendimi i nordikut ka ndikuar negativisht në rendimentin e ishi-t të Chelseat në fushë. 

Por eksperienca e 33 vjeçarit mendohet se nuk do ta lërë në baltë dhe ashtu siç ndodh pothuajse në të gjitha rastet mendohet se do ti zhvillojë  vitet e mbetura pikërisht aty ku filloi të spikasë , në Primera Division.  

Gjatë karrierës  Juan Mata ka provuar  të luajë në shumë pozicione duke shërbyer  me efikasitet në çdo skuadër dhe kapaciteti i tij ia ka hapur dyert për të provuar ndjesinë e të luajturit në kampionatin anglez  që cilësohet si ndër më të bukurit në botë pa harruar  as Champions Leaguen . Pavarësisht titujve të fituar sidomos me Chelsean dhe Manchester United  , Juan Mata ishte pjesë e suksesit të Spanjës në Botërorin e 2010-tës në Afrikën e Jugut dhe Europianit të 2012- tës në Poloni dhe Ukrahinë .

Me një kurrikulum të tillë dhe një eksperiencë të madhe në terrenet e gjelbërta lojtari nga Burgos i ka dyert e hapura sidomos në La Liga , kampionat që i dha shansin për tu njohur botërisht dhe të lërë gjurmë në çdo skuadër ku ka vënë këmbët .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy