Koreja e Jugut largon me turp nga Botërori Gjermaninë, kualifikohen Suedia dhe Meksika (VIDEO)

Koreja e Jugut largon me turp nga Botërori Gjermaninë, kualifikohen Suedia dhe Meksika (VIDEO)

Gjermania  e ka mbyllur turp Kampionatin Botëror duke u eleminuar që në fazën e grupeve.

Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni kanë bërë një paraqitje të dështuar që në fazën e grupeve të këtij eventi, duke mos arritur dot që të jenë pjesë e 1/8-ve.

Edhe pse në fillim të kampionatit konsideroheshin si favoritët kryesor të Botërorit, performaca e tyre në tre sfidat e para ishte mjaft zhgënjyese duke zhvilluar një futboll të dobët.

Në tre takime skuadra e drejtuar nga tekniku Joakim Lëv, grumbulloi vetëm tre pikë që nuk i mjaftuar për të vijuar për më tej dukemarrë valixhet për në Berlin.

Në takimin e sotëm “Pancerat” u mundën me rezultatin 2-0 përballë rivalit më të dobët në grup Koresë së Jugut.

Një 90 minutësh për tu harruar për Gjermaninë që pavarsisht dominimit nuk arriti dot që të ishte rezultative përpara portës.

Koreja e Jugut triumfoi në minutën e fundit duke shënuar dy gola në minutat e fundit me anë të Kim Young Goën dhe Son Heung-Min që i dha shuplakën përfundimtare Gjermanisë.

Ndërkohë, Suedia ka marrë një fitore spektakolare në sfidën përballë Meksikës me rezultatin e thellë 3-0.

Një fitore që i dha kualifikimin për në raundin tjetër suedezëve që së bashku me Meksikën janë dy ekipet e Grupit F që kalojnë për më tej.

Golat e fitores për Suedinë u realizuan nga ana e Augustinsson,Granqvist dhe  Alvarez që shënoi një autogol.

Suedezët e kalojnë grupin si kryesues me gjashtë pikë të grumbulluara, po aq sa dhe Meksika por që u rendit e dyta për shkak të golavarazhit më të mirë të suedezëve.

Në këtë mënyrë Gjermania është e para skuadër e madhe që i jep lamtumirën Kampionatit Botëror që në fazën e grupeve.

Më poshtë dy goalt e takimit Gjermani-Kore e Jugut. 

Goli i parë i shënuar nga Kim Young Goën

Goli i dytë i shënuar nga Son Heung-Min

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy