Al- Ittihad, interesohet për Salah

Al- Ittihad, interesohet për Salah

Ecuria e shkëlqyer e Mohamed Salah i ka bërë të reflektojnë drejtuesit e Liverpoolit, të cilët ndoshta do t’ia hapin derën e largimit në fundin e sezonit.

Pikërisht në Arabinë Saudite, një kampionat që shquhet për ofertat e majme, Al- Ittihad ka shfaqur interes për të përfituar shërbimet e egjiptianit.

Flitet për një ndër ekipet më prestigjoze të kësaj lige, e cila po e rrit cilësinë me kalimin e kohës, sidomos pas tranferimeve të lojtarëve që lanë gjurmë në të kaluarën në Europë.

Ndërkohë, ‘’ The Redsat ‘’ janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë oferta të cilat i kalojnë 100 milionë eurot për ishi-n e Baselit, një ndër më të mirët e kësaj skuadre në vitet e fundit.

31 vjeçari vijon të tregojë potencialin me ish kampionët e Champions Leagues, tek të cilët deri më tani ka kontribuar me 19 gola dhe 9 asiste në 28 sfida.

Për Liverpoolin largimi i Mohamed Salah nga ‘’ Anfield Road ‘’ do të ishte një humbje shumë e madhe ndërsa për protagonistin e historisë fillimi i një tjetër eksperience në karrierë, në një kampionat shumë larg atyre të Europës në aspektin cilësor.

Megjithatë, vendimet e disa lojtarëve në kohët e fundit kanë demostruar se kampionati i Arabisë Saudite është një destinacion interesant për të vijuar me progresin dhe Mohamed Salah mund ti bashkohet listës së gjatë.

Do të varet gjithçka nga negociatat ndërmjet palëve dhe s’përjashtohet që sezoni aktual të jetë i fundit për afrikanin në Angli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy