Milani drejt rinovimit me Bennacer

Milani drejt rinovimit me Bennacer

 Të qënit një ndër më të rëndësishmit e 11-shes së Stefano Piolit, ka detyruar drejtuesit e Milanit të përshpejtojnë aksionet për rinovimin e kontratës së Ismael Bennacer.

Mesfushori vijon të shkëlqejë me kuqezinjtë , me të cilët arriti një sukses historik në sezonin e kaluar .

Fitimi i Scudettos e çliroi skuadrën nga Milano dhe pas atij momenti 24 vjeçari u bë pjesë e merkatos së Real Madridit.

Italianët s'duan të rrezikojnë largimin e ishi-t të Empolit nga ‘’ San Siro ‘’ dhe po bëjnë maksimumin për të blinduar qëndrimin e tij. 

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , ideja e drejtuesve është përfitimi prej 4.5 milionë eurosh në sezon plus 1.5 të tjera bonus në funksion të arritjes së objektivave , e shoqëruar me qëndrimin deri në 2026-tën .

Ky vendim do të konsiderohej një avantazh për skemat e numrit një të pankinës dhe sigurisht është i duhuri pasi një ekip si Milani , sidomos kur vjen pas një suksesi të rëndësishëm, duhet të sigurojë domosdoshmërisht qëndrimin e peshave të rënda.

 Largimi i Franck Kessies ishte një goditje e fortë për kampionët në fuqi të Serisë A por me rëndësi është e tashmja, pa harruar asnjëherë të ardhmen dhe deri në këtë moment gjithçka ka shkuar siç duhet tek Milani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy