Harry Kane është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato vere. Sulmuesi është kthyer në objektivin kryesor të Bayern Munich për sulmin, me kampionët e Gjermanisë që e duan me çdo kusht. Megjithatë marrëveshja me Tottenham nuk është aspak e lehtë. “Spurs” nuk duan ta shesin lojtarin poshtë 100 milionë eurove dhe pak ditë më parë u tha se refuzuan një ofertë prej 80 milionë eurosh nga bavarezët. Klubi londinez po provon të bindë sulmuesin për të rinovuar kontratën, e cila i skadon vitin e ardhshëm. Kane ishte i prerë në vendimin e tij, duke refuzuar rinovimin, pasi kërkon të transferohet në Gjermani. Lojtari ka kërkuar edhe më herët largimin, por nuk është realizuar.



