Publikohet videoja e fundit që regjistroi Diego Maradona para vdekjes dhe është një mesazh për mjekun

Publikohet videoja e fundit që regjistroi Diego Maradona para vdekjes dhe është një mesazh për mjekun

“Jam i mavijosur”, ishin fjalët që thotë Diego Maradona në një video që besohet se është e fundit që është filmuar me ikonën e futbollit të Argjentinës, pak ditë para se të vdiste.

Në video Maradona shfaqet me kokën e fashuar pas një operacioni për mpiksje gjaku në tru, ndërsa duket se e ka të vështirë të shprehet për t’i dërguar një mesazh mjekut të tij, nga kuzhina e shtëpisë me qira ku u gjet i pajetë.

Maradona pranon: “Jam i mavijosur, por jam okej. Ju e dini që nuk më pëlqen intimiteti, por kur jam me njerëz të mirë dal nga strofulla ime”.

Duke treguar kështu se ka sërish një sens humori pavarësisht se nuk ndodhet në gjendje të mirë. Ai nis të hajë një tas me supë dhe e mbyll videon duke i drëguar një puthje mjekut të tij Leopoldo Luque.

Në sfond shihet kuzhinierja e tij Romina Milagros Rodriguez, ndërsa videoja u regjistrua nga ish-e dashura Veronica Ojeda. Këto pamje janë cilësuar si të fundit para se Maradona të vdiste më 25 nëntor 2020 nga një atak kardiak.

Luque, i cili ka mohuar çdo problem të shkaktuar prej tij, është përsëri në qendër të vëmendjes për një seri mesazhesh me fjalë të ashpra që ai shkëmbeu me kolegë. Prokurorët kanë nisur hetimin nëse Maradona humbi jetën nga neglizhenca e mjekut, i cili akuzohet nga dy vajzat e ikonës së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy