
Pas tre sezoneve në periudhën e dytë tek Real Madridi Brahim Diaz me shumë gjasa nuk do të qëndrojë për më gjatë.
Manchester City ia ka hapur dyert e ‘’ Etihad Stadiumit ‘’, i cili është i ndërgjegjshëm për potencialin e ekipit, në aspektin sportiv dhe atë ekonomik.
Enzo Maresca e ka kërkuar medoemos transferimin e 26 vjeçarit, i cili do ti japë startin një tjetër kapitulli në historinë e këtij klubi pas shumë viteve nën drejtimin e Pep Guardiolas.
Ishi i Milanit i njeh shumë mirë ‘’ Qytetarët ‘’ të cilët i përfaqësoi në të shkuarën dhe nëse do ta veshë përsëri bluzën e tyre do ta ketë edhe më të lehtë riadaptimin.
Për më tepër aktivizimi i reduktuar në La Liga dhe Champions League e kanë bërë edhe më të vështirë qëndrimin në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Një lojtar i këtij kalibri synon të jetë patjetër protagonist dhe tek Manchester City mund ta rigjejë vetveten.
Premier League duke qenë një kampionat tejet kompetitiv, pa harruar as Champions Leaguen të ofron mundësinë për tu rritur në çdo aspekt, edhe pse tek një ekip ku kërkesa e llogarisë është shumë e madhe dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë.
Në sezonin e shkuar Brahim Diaz kontriboi me 1 gol dhe 8 asiste në 45 sfida me të ashtuquajturit ‘’ Los Blancos ‘’.



