Shqipëria U-21 u mposht nga moshatarët e Polonisë me rezultatin 2-0, në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Polakët u shfaqën dominues, duke shënuar nga një herë për çdo pjesë. Musialowski zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, ndërsa Wlodarczyk vulosi rezultatin me një gol në minutat e fundit.
Kjo ishte miqësorja e dytë për Shpresat këtë muaj, teksa pak ditë më parë triumfuan ndaj Azerbajxhanit.



